Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Shkëndija dhe Struga “zjarr” që në start, Shkupi “dramë” me Voska Sport

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëndija dhe Struga “zjarr” që në start, Shkupi
Besart Ibraimi

Java e parë e kampionatit të Maqedonisë së Veriut ka nisur zjarr me gola dhe rezultate surprizuese. Në 5 ndeshjet e para të kësaj javë, u shënuan plot 14 gola.

Shkëndija ia doli që të triumfonte pa probleme në derbin e shqiptarëve kundër Besa 1976. Tetovarët fituan me rezultatin 3-1. Në krahun tjetër, Struga fitoi minimalisht 1-0 me Tikves.

Gostivari barazoi 1-1 kundër Pelister. Ndërsa Shkupi arriti një fitore në frymën e fundit në sfidën dramatike kundër Voska Sport. Ndeshja ishte 1-3 në favor të Voskës deri në minutën e 86’, atëherë kur Gueye shkurtoi diferencat.

Ndërsa për golin e barazimit mendoi Edmundsson në minutën e 92-të. Në ndeshjen tjetër, Rabotnicki arriti një fitore minimale 1-0 kundër Sileks.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7