Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

VIDEO/ Përplasje me policinë dhe kore raciste, edhe shteti kundër klubit shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Përplasje me policinë dhe kore raciste, edhe shteti kundër
Përplasja e policisë maqedonase kundër stafit të Bashkimit

Situatë e paprecedentë dhe aspak e hijshme ka ndodhur ditën e sotme në ndeshjen Vardar – Bashkimi, e vlefshme për javën e 19-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Përtej rezultatit 1 – 0 për Vardarin, goli i shënuar prej Cvetkovic, minuta e 45+2’, mbarëvatja e sfidës eskaloi kur tifozët e Vardar në masë, filluan koret raciste ndaj shqiptarëve.

Arbitri në këtë moment ndali lojën. Por kjo nuk ishte e gjitha, “skenat” kaluan në një tjetër “nivel” jashtë stadiumit. Policia e Maqedonisë Veriut, edhe pse me detyrë për të ruajtur rendin e qetësinë, u përplas çuditërisht me stafin e skuadrës së Bashkimit.         

Përplasje e policisë së Maqedonis së Veriut ndaj stafit të Bashkimit

Fyerjet raciste

 

   

Poll

Lexo gjithashtu