Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vllaznia mbyll fazën përgatitore në Bosnje, miqësorja e fundit prodhon një tjetër barazim

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia mbyll fazën përgatitore në Bosnje, miqësorja e

Vllaznia zhvilloi ditën e sotme miqësoren e e tretë dhe të fundit në fazën përgatitore në Bosnje. Shkodranët u përballën me vendasit e NK Igman, që militojnë në elitën e futbollit boshnjak. 90 minutat testuese nuk prodhuan asnjë gol duke e mbyllur ndeshjen në barazim 0-0.

Vlen të përmendet se të dy ekipet krijuan disa raste me kuqeblutë e Memellit që kishin një marsh paksa më të lartë, por mungoi finalizimi i aksionit. Trajneri Memelli luajti me një modul të ri nga ai i dy miqësoreve të para. Tekniku hodhi në fushë skemën 4-3-3: Qarri; Dragoshi, Stojanoviç, Juriç, Smajli; Cheshmedjiev, Boshnjaku, Alivoda; Mala, Gruda dhe Balaj.

Vllaznia mbyll kështu fazën përgatitore dhe ditën e nesërme do të kthehet në Shkodër ku do të vijojë stërvitjet në qendrën stërvitore për ndeshjen e 13 korrikut ndaj Linfield.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga