
Portieri i Partizanit, Alban Hoxha foli para ndeshjes me Erzenin në një prononcim për MCN TV. Gardiani i kuq komentoi vitin e Partizanit, rikthimin nga dëmtimi, fitoren e Tiranës ndaj Egnatias si dhe ardhjen e Orges Shehit si trajner.
“Viti ka qenë fantastik, dolëm kampin në maj. Ekipi vazhdoi me grupin e njëjtë me pak ndryshime. Jemi në rrugën e duhur për objektivin tonë, ky ekip është ndërtuar për kampion. Tani filloj vrapin, unë nuk kam patur dëmtime të gjata, kjo ishte tjetër por kaloi. Për 2-3 javë do të jemë në maksimumin tim.
Fitorja e Tiranës? Tirana ka ekip të mirë, rezultati më bëri përshtypje pasi Egnatia është e fortë. Ky kampionat ka treguar që nuk ka favorit. Ka ndeshje të lehta e të vështira dhe rezultatet mund të jenë të ndryshme në çdo ndeshje, por e uroj Tiranën për fitore.
Orges Shehi ish-portier? Unë Gesin e njoh si koleg, si trajner nuk kam punuar. Djemtë flasin mirë për të dhe unë e mirëpres më shumë dëshir te Partizani. Një nga dëshirat e mia më të mëdha ishte për Gesin si trajner i Partizanit. Eshtë i ri dhe e njeh mentalitetin e lojtarëve. Ka pak vite që la futbollin dhe më bëhet qefi e i uroj të ketë sa më shumë suksese te Partizani e të qëndrojë gjatë.”