Derbi i kryeqytetit është kopertina e futbollit shqiptar. Si në fushën e lojës ashtu edhe në tribuna dhurohet një spektakël i vërtetë. Aktualisht në “Air Albania” po luajnë për llogaritë e javë së 33-të Tirana dhe Partizani, sfidë që vendos shumë mbi fatet e titullit.
Dy tifozeritë më të mëdha në Shqipëri janë vënë përballë njëra-tjetrës, ndërsa menjëherë e kanë nisur në “sulm”. Të dy tifozeritë përkatëse kanë shpalosur edhe banderolat e tyre gjigande që kanë mbulur edhe gjithë tribunën. Korografi spektakolare që zbukurojnë edhe më shumë këtë sfidë duke dhuruar edhe emocione të mëdha për të pranishmit.
[caption id="attachment_692990" align="alignnone" width="724"] Banderola e Guerrils[/caption]
[caption id="attachment_692989" align="alignnone" width="608"] Banderola e Fanatics[/caption]