Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Rikthehen te fitorja pas 3 humbjeve rradhazi, Milan bën “MANITA” ndaj Sampdorias

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Rikthehen te fitorja pas 3 humbjeve rradhazi, Milan bën

Milani është rikthyer te fitorja pas 3 humbje rradhazi. Pas humbjes në të dyja ndeshjet e EuroDerbit ndaj Interit ata mposhten edhe nga Spezia në kampionat duke shkuar kështu në krizë rezultatetsh.

Kuqezinjtë janë kthyer te fitorja ditën e sotme ndaj Sampdorias. Ishte Leao ai që hapi sfidën në minutën e 9-të. Miqtë barspeshuan gjithçka me anë të Quagliarella, por barazimi zgjati vetëm 3 minuta pasi Giroud shënoi golin e dytë për vendasit. Ishte sërish sukmuesi francez ai që shënoi edhe golin e tretë nga pika e bardhë, duke shkuar kështu në dhomat ezhveshjes me rezultatin 3-1.

Pjesa e dytë foli sërish për Milanin ku ishte Diaz ai që pas dy asist mendoi të shënojë edhe vetë në minutë e 63-të. Nga ana tjetër Oliver Giroud nuk ishte i kënaqur me dy gola pasi dëshironte të merrte topin në shtëpi duke shënuar edhe golin e 3-të personal në minutën e 68-të.

Tashmë kuqezinjtë e shikojnë vetën në vendin e 5-të në kuatën e 64 pikëve, 1 më pak se Lazio e vendit të 4-të që do të luaj nesër ndaj Udineses.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga