
Xhuliano Skuka dhe Tedi Cara ishin në një bashkëbisedim live në Instagram ditën e sotme. Dyshja e pandalshme në Superiore me Partizanin tashmë është e ndarë me bomberin që bëri hapin e madh në kalimin drejt Francës me Metz për shifrën rekord të 1.4 milionë eurove.
Mirëpo, ky bashkëbisedim mund t’i kushtonte shumë Skukës i cili ishte duke drejtuar makinën, ashtu si Cara, në momentin që po bisedonin. Teksa Cara po i thonte: “Ti e di që kur bën gol, nuk mbahesh më, vetëm një do.”, Skuka u shfaq në një moment i shqetësuar teksa para tij i kaloi një person me kufje dhe sulmuesi dëgjohet teksa thotë: “Hajde kufjet, hajde! Desh ika në burg, jo të bëj gola!”, duke qeshur.
Poll