
Partizani dhe Tirana u përballën ditën e sotme në derbin e zjarrtë porn ë kuadër të javës së 19-të të kampionatit të 21-vjeçarëve. Të kuqtë fituan bindshëm me rezultatin 4-0 duke vijuar formën fantastike në javët e fundit edhe në ekipin A.
Nga dy gola për çdo pjesë, Bircaj dhe Hodo në të parën dhe Markoci me Dragajn në të dytën i dhanë tre pikët e rradhës “Demave” në Kompleksin Partizani.
Pas këtij suksesi Partizani ngjitet në vendin e tretë në renditje në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Tirana mbetet në kuotën e 9 pikëve në vendin e tetë. Kujtojmë që Kategoria Superiore U21 kryesohet nga Vllaznia.
Partizani 4-0 Tirana
Shënues: Birçaj 32’, Hodi 42’, Markoci 59’, Dragaj 84;
Partizani: Tahri, Murati, Markoci, Hodo, Bircaj, Cikani, Vrenozi, Hidri, Sembene, Zuna, Cela
Tirana: Mece, Abazi, Gjinaj, Bala, Alla, Halili, Kendella, Reci, Qefalija, Kalemi, Tafa
Ndeshja e plotë në “Partizani Channel”: