VIDEO/ "O çuna gjithë pasaportat se jemi për Europë", festa spektakolare në dhomat e zhveshjes së Erzenit
Shkruar nga NEWSPORT
Erzeni mori një fitore spektakolare në Niko Dovana përballë Vllaznisë teksa i mposhti mne rezultatin 3-2 duke i ngjitur në vendin e tretë të kampionatit. Shijakasit janë padyshim surpriza e sezonit dhe tani e nisin në mënyrën më të mirë gjysmën e fundit të kampionatit.
Ekipi u ndërtua në javën e fundit teksa rrezikohej edhe përjashtimi ndërsa tani janë në garë për Europën edhe vetëm 5 pikë larg kreut. Festa është e madhe në Shijak por, tashmë traditë pas cdo rezultati pozitiv, Erzeni di si të festojë edhe në dhomat e zhveshjes.
“O çuna gjithë pasaportat se jemi në vendin e tretë për Europë” dhe më pas nis festa e lojtarëve dhe stafit.