
Milani ka luajtur ditën e sotme ndeshjen përballë Veronës, e vlefshme për javën e 5-të të Serie A italiane.
Të besuarit e Piolit u futën në këtë ndeshje jo shumë mira nga ana psikologjike, pas barazimit me Newcastle në Champions League dhe humbjes në kampionat përballë Interit.
Por duket se kuqezinjtë e kanë lënë pas të shkuarën dhe janë kthyer tek fitorja. Skuadra e Milanit fitoi me rezultatin minimal 1-0 duke marrë kështu një pikë mjaft të vlefshme. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Rafael Leao në minutën e 8-të me një asistim nga Giroud.
Poll