
Mërgim Vojvoda është shfaqur protagonist në Itali, në ndeshjen që ekipi i tij Torino luajti përballë Udineses në transfertë. Sfida e vlefshme për javën 29-të të kampionatit italian përfundoi me fitoren 0-2 të torinezëve.
Vojvoda ishte pikërisht ai që asistoi në golin e parë për të tijët. Në minutën e 10’ të sfidës, 29-vjeçari dha një super pasim pothuajse nga mesi i fushës për Duvan Zapatën, me këtë të fundit që e dërgoi topin në rrjetë pas një goditje të bukur me kokë.
Për dardanin, ky është asistimi i 3-të me fanellën e Torinos këtë sezon, teksa numëron edhe 1 gol të shënuar në Kupën e Italisë.
Poll