
Juventus nuk arriti të merrte më shumë se një barazim 1-1 përballë Empolit në “Allianz Stadium”. Bardhezinjtë u penalizuan edhe nga një karton i kuq i Arkadiusz Milik për një ndërhyrhe të ashpër në minutën e 18-të të pjesës së parë.
Megjithatë, “Zonja” nuk u mbyll në portë, por provoi të dominonte lojën edhe pse me 1 lojtar më pak. Madje, ishin të parët që kaluan në avantazh me golin e Vlahovic në fillimin e pjesës së dytë, por Tommaso Baldanzi do të rikthente baraspeshën në minutën e 70-të.
Dy skuadrat patën shanse për të fituar ndeshjen, por në fund u mbyll me këtë rezultat. Me këtë pikë, Empoli i bën “nder” vetes dhe 2 ekipeve milaneze. Interi ka shansin të thellojë diferencën në 7 pikë nëse fiton 2 ndeshjet që ka për të luajtur, ndërsa Milani mund të afrohet me 5 pikë.
Nga lojtarët shqiptar, Ardian Ismajli luajti të gjithë minutat, ndërsa Stiven Shpendi dhe Etrit Berisha e panë ndeshjen nga stoli.
GOLAT→ VIDEO