
Inter dhe Sampdoria kanë mbyllur me shifrat 3-0 ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Serie A. Një formë e mirë që po kalojnë zikaltrit, e kanë shfrytëzuar në mënyrën më të mirë duke arkëtuar dhe 3 pikët e radhës.
Inter tashmë është i gjithi në ndjekje të kryesuesve napoletan të cilët kanë krijuar një distancë jo të vogël, plot 8 pikë. Stankovic u prit mes shumë ovacionesh në “San Siro” ku një banderolë e madhe thuhej: “Dje, sot dhe përgjithmonë, Dejan një nga ne”, por kjo nuk ka bërë që të besuarit e Inzaghit të përfshinin ndjenjat dhe të sillnin “dhurata” për ekipin e Stankovic që po kalon një nga periudhat më të errta të historisë.
GOLAT:
Poll