
Fiorentina ka fituar 5-4 përmes penalltive kundër Bolognas në Kupën e Italisë. Ndeshja çerekfinale u vendos vetëm pas “ruletës ruse”, ndërsa rezultati në 120 minuta ishte i bardhë 0 me 0.
Ndeshje mjaft e luftuar, ku “violët” treguan forcën te penalltitë. Aty u treguan më të saktë, duke mos humbur asnjë. Bologna gaboi në goditjen e pestë me Posch.
Një kundërshtar mes Milanit apo Atalantës, do të jetë gjysmëfinalisti që do përballet me Fiorentinën. Kujtojmë se takimi Milan – Atalanta luhet nesër, më 10 janar në orën 21:00.
Penalltia që i dha kualifikimin Fiorentinës: (VIDEO)
Poll