
Roma 1-0 Juventus
(Mancini 53’)
Serie A
Java 25
Stadiumi: Olimpico
Ndeshja: Fitore cinike e Romës përballë Juventusit në Olimpico teksa i mposhtën me golin e vetëm të Mancinit në minutën e 53-të. Një ndeshje plot ngërce për të dy ekipet që nuk zgjidhnin mirë episodet sulmuese. Një fitore shumë e vyer për ekipin e Mourinhos që ruan vendin e katërt me 47 pikë, aq sa Milani. Në fund të ndeshjes, sulmuesi i Zonjës, Moise Kean e lanë nervat vetëm disa sekonda pas futjes në fushë teksa në një duel me Mancinin e goditi këtë të fundit me shkelm duke u ndëshkuar edhe me të kuq.
Formacionet Zyrtare:
Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Zalewski, Cristante, Matic, Spinazzola; Wijnaldum, Pellegrini; Dybala. Trajner: Jose Mourinho.
Juventus (3-5-2): Szczesny; Danilo, Bremer, Alex Sandro; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria, Vlahovic. Trajner: Massimiliano Allegri.
Golat e ndeshjes: