
Edon Hasani dhe Gerhard Progni janë dy nga lojtarët që janë lakuar për një transferim te Elbasani. Elbasanasit do të garojnë në Kategorinë e Parë sezonin e ri dhe kërkojnë që të përforcohen me selementë cilësorë dhe që e njohim mirë kampionatin shqiptarë.
Drejtuesit synojnë ngjitjen në Superiore dhe Hasani e Progni premtojnë garanci. Bisedimet mes palëve vazhdojnë dhe mbetet për të parë në ditët e ardhshme për të mësuar nëse do të mund të realizohet një kalim te Elbasani.
Pikërisht dyshja janë parë të stërviten sëbashku. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ish-mesfushori i Kastriotit ka treguar se vazhdon stërvitjen bashkë me ish-in e Skënderbeut. Të dy lojtarët kërkojnë që të mbajnë trupin në formë dhe nuk dëshirojnë t’i lënë asgjë rastësisë, ndërsa janë në pritje për mësuar se ku do të jetë e ardhmja e tyre.