Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vetëm 2 fitore të Vllaznisë në 7 vite, Tirana “makthi” i stadiumit “Loro Boriçi”

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm 2 fitore të Vllaznisë në 7 vite, Tirana

Vllaznia ka 1 “makth” në stadiumin “Loro Boriçi” dhe quhet Tirana. Bardheblutë kanë marrë lehtësisht pikë në shtëpinë e shkodranëve përgjatë viteve të fundit.

Që nga dhjetori i vitit 2016 dhe deri më sot, janë luajtur 11 ndeshje në kuadër të Superiores. Vllaznia ka dalë vetëm 2 herë e fituar, teksa 6 ndeshje të tjera kanë qenë disfata. Në anën tjetër 3 ndeshje kanë përfunduar barazim.

Më shumë se 7 vite kanë kaluar, teksa në këtë kohë Vllaznia ka shënuar 6 herë dhe ka pësuar 12. Fitorja e fundit e kuqebluve për kampionat kundër Tiranës në “Loro Boriçi”, daton në sezonin e kaluar. Shkodranët fitonin 0 me 1.

Mbetet për t’u parë si do shkojë takimi i radhës mes tyre. Kujtojmë se ndeshja luhet të shtunën në orën 17:00. Spektakli është i garantuar në klasiken e futbollit shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga