Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vllaznia fiton finalen e “Final 4” ndaj Tiranës & shpallet kampione e Kampionatit Kombëtar të Futsallit

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia fiton finalen e “Final 4” ndaj Tiranës & shpallet
Vllaznia Futsal

Vllaznia Futsal triumfoi në finalen e madhe të “Final 4”, duke mundur Tiranën me rezultatin minimal 1-0. Goli vendimtar u shënua në fund nga Besfort Gjoklaj, i cili i siguroi kuqebluve titullin kampion.

Takimi ishte i fortë dhe i luftuar. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë u shënua vetëm një gol në fund të takimit nga Gjoklaj, që vulosi suksesin e Vllaznisë.

Pas përfundimit të ndeshjes u zhvillua ceremonia tradicionale e dorëzimit të trofeut. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Abdyl Kuriu dhe Drejtori i Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demneri i dorëzuan medaljet dhe kupën skuadrës fituese.

Me këtë sukses, Vllaznia Futsal siguron pjesëmarrjen në fazën para-eliminatore të UEFA Futsal Champions League 2025-26.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga