Nikola Velichkovski
Skënderbeu sapo ka njoftuar afrimin e qendërsulmuesit Nikola Velichkovskit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, korçarët e kanë prezantuar të riun që aktiviohet edhe tek Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut, në ekipin e moshave U-21.
20-vjeçari la së fundmi eksperiencën e tij me Brera Strumica për të nisur një të re në Superiore me “Ujqërit e Dëborës” dhe shumë shpejt pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Julian Ahmatajt.
Fillimet e tij, Velichkosvski i ka patur tek Vardari në kampionatin maqedonas, ndërsa është aktivizuar po ashtu tek Makedonija, Rabotnicki si dhe në Bullgari me Septemri Sofia.
View this post on Instagram
Poll
