Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Laçi zyrtarizon dy miqësore, do të luajë derbi dhe përballë ish-trajnerit të Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Laçi zyrtarizon dy miqësore, do të luajë derbi dhe
Laci

Laçi vazhdon që të zhvillojë ndeshje miqësore, në kuadër të fazës përgatitore. Këto sfida, i shërbejnë edhe trajnerit Qatip Osmani, për të krijuar idetë e tij mbi gjendjen e skuadrës dhe organikën.

Ndërkohë që së fundmi, klubi kurbinas ka njoftuar dy miqësoret e radhës. E para do të jetë të mërkurën e 22 korrikut përballë Flamurtarit të Oltijon Kërnajës. Dueli do të zhvillohet në Vlorë, prej orës 17:30.

Ndërkohë që 3 ditë më vonë, pra më 25 korrik, Laçi do të presë në shtëpi ekipin e Kukësit për derbin e veriut. Ashtu si sfida ndaj Flamurtarit, edhe dueli përballë verilindorëve do të nisë në orën 17:30.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

Poll

Lexo gjithashtu