Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Kompleksi i Partizanit shndërrohet në kantier ndërtimi, nis puna edhe për dy fushat e reja (FOTOLAJM)

Shkruar nga NEWSPORT
Kompleksi i Partizanit shndërrohet në kantier ndërtimi, nis puna
Pamje nga Kompleksi i Partizanit

Siç dihet prej kohësh, në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-21 vitin e ardhshëm në Shqipëri, kanë nisur punimet për zëvendësimin e tapetit artificial në stadiumin “Arena e Demave” me bar natyral.

Mirëpo, Kompleksi i Partizanit do të ketë edhe të tjera risi, ndërsa puna e vrullshme ka nisur. Siç shihet në foton e mëposhtme, Kompleksi në fjalë është kthyer në “kantier ndërtimi”.

Kompleksi i Partizanit shndërrohet në kantier ndërtimi, nis puna
Pamje nga Kompleksi i Partizanit

Po punohet fortë edhe për ndërtimin e dy fushave të reja, për të kompletuar kështu një ambient elitar, siç i shkon përshtat edhe klubit të Partizanit. Pritet që edhe këto dy fusha, të përdoren për stërvitje të kombëtareve që do të marrin pjesë në Euro U-21 2027.

Poll

Lexo gjithashtu