Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Probleme me zemrën?! Teutës s'i intereson, durrsakët firmosin me ish-sulmuesin e Egnatias

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Probleme me zemrën?! Teutës s'i intereson,
Superiore

Joel Doukouo është futbollisti më i ri i Teutës. Sulmuesi 22-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Elbasanin, për të nisur një të re me ekipin tjetër të Superiores.

Vlen të theksohet se Joel u largua nga Elbasani si pasojë e një problemi me zemrën. Por duket se testet tashmë nuk kanë shfaqur probleme dhe lojtari është regjistruar si pjesë e Teutës, për të vijuar rrugëtimin e tij në Superiore.

Për futbollistin nga Bregu u Fildishtë, ky është ekipi i tretë që provon në elitën e futbollin shqiptar. Ai gjithashtu ka luajtur me Egnatian, me të cilët u shpall edhe kampion në Superiore.

“22 vjeçari pritet të forcojë repartin ofensiv të skuadrës tonë dhe të sjellë më shumë intensitet në sulm. Një vlerë e shtuar për Teutën”, shkruan klubi durrsak ndër të tjera.

Poll

Lexo gjithashtu