Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Të pathyeshëm në kampionat, Teuta “fik” Flamurtarin pa zbritur në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Të pathyeshëm në kampionat, Teuta “fik” Flamurtarin
Teuta

Edhe pse gjithë “prozhektorët” janë drejtuar nga Vllaznia e trajneri Edi Martini, Teuta e Enkeleid Dobit është duke i dhënë “leksion” ekipeve që është përballur.

Ekipi durrsakë pësoi “revolucion” nga presidenca, trajneri e lojtarët, e ku u hodh ideja se synimi i bregdetarëve për këtë sezon do të ishte mbijetesa, por deri tani ka rezultuar “hipotezë” e gabuar.

Fakti që nuk e njohin humbjen, pavarësisht se janë përballur me Partizanin, Dinamon, Vllazninë, Elbasanin apo Tiranën është dëshmi se ata nuk janë rastësisht në distancë jo të largët me kreun.

Ndeshja e radhës është nesër me Falmurtarin në stadiumin “Niko Dovana”. Fitorja e Teutës sipas basteve karshi ekipit vlonjatë konsiston me koeficientin 1.70, kundrejt 4.50 të Flamurtarit, ndërsa barazimi 3.25. Në këtë “panoramë”, grupi i Enkeleid Dobit i ka të “sigurta” 3 pikët.         

Poll

Lexo gjithashtu