Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Preu në besë” Tiranën për Partizanin, Kamer Qaka reagon pas prezantimit te të kuqtë dhe “çmend” bardheblutë (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
“Preu në besë” Tiranën për Partizanin, Kamer
Kamer Qaka

Me lëvizjet që priten të ndodhin në merkaton e janarit, zyrtarizimi më i fundit është mesfushori Kamer Qaka tek ekipi i Partizanit. Ish-lojtari i kombëtares ka firmosur me Partizanin një kontratë e cila do do të jetë e vlefshme për një vit e gjysmë.

30-vjeçari i bashkohet Partizanit pas eksperiencës pozitive te Shkëndija e Tetovës, skuadër me të cilën fitoi edhe 2 tituj kampion.

Në një kohë kur emri i tij ishte i shumë përfolur për një transferim të mundshëm tek ekipi i Tiranës, mesfushori befasoi të gjithë tifozët me zgjedhjen e tij të re. Qaka ka reaguar për herë të parë për transferimin tek Partizani përmes një postimi në rrjetin e tij social “Instagram”.

Në storyn e postuar në "Instagram", ai e ka shoqëruar foton e tij dhe me një top “të kuq”, që i përket dhe ngjyrave të kryqytetasve, postim ky që ka mërzitur dhe rivalët e demave, ekipin "bardheblu".

“Preu në besë” Tiranën për Partizanin, Kamer
Postimi i Qakës në "Instagram"

 

Poll

Lexo gjithashtu