Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Vllaznia në krizë të thëllë financiare, ka konflikte të brendshme në skuadër”, ish-drejtori i ekipit shkodran “plas bombën” për kuqeblutë

Shkruar nga NEWSPORT
“Vllaznia në krizë të thëllë financiare, ka
Alban Xhaferi dhe ekipi i Vllaznisë

Ish-lojtari e ish-drejtori i akademisë së Vllaznisë, Luan Shpuza ka habitur jo pak me deklaratën e fundit. Ai ishte në lidhje live në emisionin “Studio Sport” në Vizion Plus.

Shpuza tregoi se Vllaznia është në pikë të vështirë, nga grushtat brenda ekipit te kriza financiare deri te mungesa e rrogave në kohë:  

“Situata te Vllaznia nuk është normale. Kemi pasur euforinë e zakonshme, kemi 4-5 vite që e kemi. Vllaznia nga dehja e madhe, nga dëshira e shumë shkodranëve, ka gabuar në shumë.

Në radhë të parë, Vllaznia ka probleme financiare. Kanë 8 muaj që merren vetëm 2 rroga. E keqja më e madhe është se aty përçarja nisi qysh me Bismarkun.

Ai u rrah me Bajramin. Ka konflikte të brendshme në ekip. Dikush merr rrogën, dikush jo. Problemi është kriza e brendshme. Nuk është në harmoni ekipi, siç ishte para disa kohësh”.  

Poll

Lexo gjithashtu