Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Teuta bie pas 9 javësh! Durrsakët nuk mbajnë më, mposhten nga Egnatia falë një goli të vetëm

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Teuta bie pas 9 javësh! Durrsakët nuk mbajnë më,
Egnatia - Teuta

Duhej që Teuta të “përplaste brirët” me Egnatian e Edlir Tetovës për të marrë humbjen e parë për këtë sezon në Superiore. Gjithçka u vendos në pjesë e parë, përmes golit të sulmuesit Albanese në minutën e 43.

25-vjeçari shënoi me elegancë, por kaq. Edhe pse në 45 minutat e dyta Teuta insistoi pët të gjetur golin e barazimit, skuadra rrogozhinase u vendos mirë mbrapa dhe mbylli çdo hapsirë, duke i “shkatërruar” të gjitha planet trajnerit Enkeleid Dobi.

Egnatia riketheht te fitorja pas dy barazimesh dhe ngjitet në kuotën e 18 pikë pas 9 javësh, kurse Teuta qendronë në 14 pikë, përkohësisht pozicioni i 3-të.      

EGNATIA – TEUTA 1 – 0 (Albanese 43')

90' Mbyllet ndeshja Egnatia - Teuta, vendos goli i Albanese

64' Buriç humb rastin për të mbyllur "llogaritë" e ndeshjes

64' Buriç shpërdon rast për të shënuar golin e 2-të te Egnatia

55' Jazxhi pretendon për penallti, por nuk akordohet asgjë

55' Pretendimet e Teutës për penallti

46' Nis fraksioni i dytë

45+4' Përfundon pjesa e parë

43' Albanese kalon në avantazh Egnatian

43' GOL EGNATIA! Albanese shënon lehtësisht në portën e Teutës

30' Ka kaluar gjysmë ore loje dhe vetëm 1 goditje në kuadrat, asgjë konkrete 

2' Buriç "jep" sinjalin e parë

2' Goditja e Buriç, por pa problem për portierin e Teutës

1' Nis ndeshja në "Egantia Arena", Egnatia - Teuta, java e 9-të

Superiore: Java e 9-të

Stadiumi: “Arena Egnatia”  

FORMACIONET

Egnatia: Dajsinani; Ndreca, Xhemajli, Sota, Fangaj, Ruçi, Fernando, Kryeziu, Albanese, Buriç, Selmani

Trajner: Edlir Tetova

Teuta: Selmani; Përgjoni, Jazxhi, Maçolli, Vidal, Boçi, Wotlai, Toli, Arifi, Fadairo, Gomes

Trajner: Enkelejd Dobi

Arbitër: Kreshnik Cjapi   

Poll

Lexo gjithashtu