Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Nder dhe përgjegjësi e madhe”, drejtori Suta entuziast për fillimin e ri te Egnatia: Jap maksimumin tim, do arrijmë suksese të rëndësishme

Shkruar nga NEWSPORT
“Nder dhe përgjegjësi e madhe”, drejtori Suta entuziast
Presidenti i Egnatias Agim Demrozi dhe drejtori i akademisë Anxhelo Suta

Pak orë më parë pasi Egnatia njoftoi emërimet e stafit për ekipin e dytë që do të bëhet pjesë e Kategorisë së Tretë në sezonin e ri 2026/27, një reagim ka ardhur nga Anxhelo Suta, i cili do të mbajë rolin e drejtorit të akademisë.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Suta shpreh mirënjohjen për besimin e dhënë, ndërsa falenderon presidentin Agim Demrozin, Drejtorin Ekzekutiv Arben Metën si dhe Drejtorin Sportiv Klejdi Zenelajn.

“Një nder dhe përgjegjësi e madhe të jem pjesë e këtij projekti ambicioz. Do jap maksimumim tim, me përkushtim, profesionalizëm dhe pasion, për zhvillimin e Akademisë së Egnatias dhe për formimin e futbollistëve të rinj që do të përfaqësojnë me dinjitet klubin në të ardhmen”, shkruan mes rreshtash drejtori Suta.

“Nder dhe përgjegjësi e madhe”, drejtori Suta entuziast
Postimi i Anxhelo Sutës

 

Poll

Lexo gjithashtu