Carlos Martinez
Carlos Martinez ka njoftuar largimin e tij nga Partizani. Përmes një “story” në rrjetet sociale, mbrojtësi tregon se bashkëpunimi i tij me “të kuqtë” ka mbaruar, edhe pse cikli i tij tek “Demat” zgjati vetëm një sezon.
“Përfundoi ky kapitull. Faleminderit Partizani, për mundësinë dhe për gjithçka që kam jetuar gjatë këtij viti. Ju uroj shumë suksese”, shkruan kostarikani në mesazhin e tij të bërë publik.
27-vjeçari nuk ia doli të linte gjurmë me kryeqytetasit, duke u aktivizuar në vetëm 10 ndeshje në fushën e lojës. Kujtojmë se Martinez ka qenë pjesë e Kupës së Botës në vitin 2022, kur u paraqit me Kombëtaren e Kosta Rikës dhe ndeshjen hapëse të turneut përballë Spanjës, luajti 46 minuta.
Postimi i Carlos Martinez në Instagram
Galeria fotografike ()
Poll
