Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Barazuan në derbi, Allegri: Jemi të zhgënjyer, për Champions na duhen edhe 7 pikë

Shkruar nga NEWSPORT
Barazuan në derbi, Allegri: Jemi të zhgënjyer, për Champions
Massimiliano Allegri

Juventusi dhe Torino nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 mes tyre në sfidën e javës së 32-të të Serie A. Një barazim që te “Zonja e Vjetër” dhemb, pasi bardhezinjtë kërkojnë që sa më shpejt të sigurojnë Champions League për sezonin e ardhshëm.

Missimiliano Allegri ishte shumë i zhgënyer pas këtij barazimi, teksa theksoi se tashmë për Champions i duhen edhe 7 pikë. Ndër të tjera nënvizoi se ekipi i tij u zmbrapsëm.

 “Jemi të zhgënjyer. Në pjesën e parë bëmë mirë, në pjesën e dytë u zmbrapsëm, por patëm situata që duhej t’i shfrytëzonim më mirë.

Sa pikë duhen për të siguruar pjesëmarrjen në Champions? Gjëja e rëndësishme është të sigurojmë kualifikimin në këtë kompeticion. Do të përpiqemi të grumbullojmë sa më shumë pikë. Do të shkojmë në Cagliari të premten dhe më pas do të kërkojmë finalen. Mendoj se na duhen ende shtatë pikë.

Një pikë e fituar apo dy të humbura? Është një pikë…Ne e pranojmë. Gjithmonë ekziston zhgënjimi që nuk kemi marrë tri pikë, por nëse nuk do t’i kishim humbur ato ndeshje do të kishim qenë në një vend më të mire”, ka deklaruar timonieri i Juves.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga