Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Nuk është Italia dhe as Kosova, Duka zbulon KUNDËRSHTARËT e Kombëtares për qershorin

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk është Italia dhe as Kosova, Duka zbulon KUNDËRSHTARËT e
Armand Duka

Shqipëria do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin qershor dhe sot presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka zbuluar emrin e kundërshtarit të parë. Bëhet fjalë për Luksemburgun, ndërsa tregoi se janë në bisedime me ekipe të tjera duke lënë të hapur mundësitë.

Ai mohoi kategorikisht Italinë, sikurse edhe Kosovën që nuk do të ketë një ndeshje me ta. Në konferencën e mbajtur me gazetarët, kreu i FSHF-së u shpreh:

“Miqësoret? Do të luajmë dy ndeshje në qershor. NUk i kemi mbyllur kontratat. Pothuajse kemi rënë dakord për të luajtur me Luksemburgun në Tiranë në datën 3 qershor. Mos të gabohem me datën, por nuk e kemi firmosur akoma marrëveshjen me të. Jemi në diskutime me disa skuadra të tjera që mund të jenë Kili, Danimarka dhe disa ekipe të tjera. Italia jo, as nuk kemi biseduar me Italinë.

Vëllazërore me Kosovën? Jo, nuk kemi biseduar për të pasur ndeshje miqësore me Kosovën”.

Poll

Lexo gjithashtu