Ish-sulmuesi i Shqipërisë Xhevahir Sukaj, i cili bëri “bujë” me Vllazninë dhe Partizanin në futbollin vendas, ka folur së fundmi për “A2CNN”, ndërsa tregoi edhe detaje e plane për të ardhmen:
“Nuk më kishin thënë, por e mora veshë pasi filloj finalje e Kupës së Shqipërisë kundër Tiranës më 7 maj të vitit 2008, periudhë kur unë luaja me Vllazninë.
Zyrtarë nga Real Madrid kishin ardhur për lojtarët të Vllaznisë, mes tyre isha edhe unë. Ata kërkuan takim pas ndeshjes, por unë si edhe shokët e ekipit nuk po i jepnim rëndësi, sepse ishim në festë e sipër pas fitores së Kupës.
Më pas ndodhi transferimi në Turqi. Rikthimi në futboll? Ndoshta po. Aktualisht kam disa angazhime në biznes që ma ka marrë shumë kohën. Por ka mundësi që shumë shpejtë të bëhem pjesë e futbollit”.
