Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Në bashkëpunim me Bashkinë, KE i FSHF-së arrin marrëveshjen për ndërtimin e një tjetër fushe

Shkruar nga NEWSPORT
Në bashkëpunim me Bashkinë, KE i FSHF-së arrin
Valias

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar mbështetjen për ndërtimin e një fushe futbolli në zonën e Valiasit, si pjesë e projektit “100 Fushat”, në bashkëpunim me Bashkinë Kamëz.

Ky investim do të realizohet në bashkëpunim me Bashkinë Kamëz dhe Federata e Futbollit do të mbështesë projektin me furnizimin dhe instalimin e tapetit me bar artificial, pajisjen me set portash dhe makineritë për mirëmbajtjen e fushës.

Ky projekt synon të ofrojë një infrastrukturë moderne për zhvillimin e futbollit dhe promovimin e aktivitetit sportiv tek të rinjtë në zonë, duke forcuar bashkëpunimin mes institucioneve lokale dhe Federatës.

Poll

Lexo gjithashtu