Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Miqësorja Shqipëri – Jordani “paralizon” kryeqytetin, Policia e Shtetit bën të ditur planin e MASAVE  (RRUGËT QË BLLOKOHEN)

Shkruar nga NEWSPORT
Miqësorja Shqipëri – Jordani “paralizon”
Air Albania- Policia e shtetit/ Fotomontazh

Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore me Jordani. Për këtë Policia e Shtetit ka hartuar plane të posaçme dhe të detajuara masash, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, Tiranë.

Policia kërkon mirëkuptimin nga tifozët, që t’iu binden urdhrave të tyre dhe të mos shkaktojnë trazira nëpër vend. Gjithashtu kanë bërë të ditur edhe bllokimin përkohësisht të disa rrugëve që ndodhen afër dhe për rreth stadiumit “Air Albania”.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Njoftim

Me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe garantimin e mbarëvajtjes së ndeshjes miqësore së futbollit “Shqipëri–Jordani”, e cila do të luhet sot, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit, në disa akse rrugore përreth stadiumit.

Konkretisht, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të kufizohet qarkullimi në:

 • Rrugën “Dervish Hima”;

 • Rrugën “Gjergj Filipi”;

 • Segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,

 •rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar kufizimet, si dhe iu bën thirrje të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse.

Gjithashtu, apelon për tifozët dhe sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen, t’iu binden udhëzimeve të punonjësve të Policisë, me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit dhe garantimin e sigurisë”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

Poll

Lexo gjithashtu