
Lorik Cana
Ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana nuk kishte se si të qëndronte në heshtje përsa i takon ndeshjes Serbi – Shqipëri. Prezent në tetorin famëkeq të 2014 në Beograd, Cana i ka kushtuar një “story” në “Instagram” përfaqësueses shqiptare.
Në sfond është flamuri shqiptar, ndërsa e shoqëron kënga e Ilir Shaqirit, me titullin “garda e vjetër”.
Me Shqipërinë, 42-vjeçari e ka djerësitur fanellën kuqezi në 92 raste, një rrugëtimi i cili e ka zanafillën prej vitit 2003. Ndeshja e fundit te përfaqësuesja përkon ndaj Rumanisë në “EURO 2016”, fitorja e vetme në një kompeticion elitare.

"Story" në "Instagram" i Lorik Canës
Poll