Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Kjo kombëtare nuk më bind”, Ledjo Pano nuk kursehet: Sylvinho duhet të largohet

Shkruar nga NEWSPORT
“Kjo kombëtare nuk më bind”, Ledjo Pano nuk kursehet:
Ledjo Pano

Barazimi i dytë radhazi i Kombëtares shqiptare në kualifikueset e Kupës së Botës nuk po “përtypet” dot. Gjithashtu dhe ish-futbollisti, Ledjo Pano nuk i ka kursyer kritikat për trajnerin Sylvinho duke i treguar “derën” brazilianit.

I intervistuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN duke shprehur haptazi zhgënjimin e tij.

“Kjo kombëtare nuk më bind. Pritshmëritë janë të mëdha. Shumë lojtarë luajnë në Itali, por nuk po tregojnë vlerat, ose ne presim diçka më shumë nga ata. Cilësia e tyre tregohet dhe nga minutazhi i paktët ku ata luajnë dhe në ekipet e tyre. Ishte një ndjeshje që ne duhet ta fitonim në Letoni. Bëmë shumë gabime në kuptimin e mëndjes, sepse me topin ne luajtëm, e mbajtëm atë, por në zona që nuk i hyjnë në punë askujt. Në eliminatoret për Evropianin, Sylvinho bëri mirë.

Por kontradiktat me të nisën me listat e Evropianit. Mendoj se ai nuk e ka më mbështetjen e tifozerisë shqiptare dhe mendoj që ka ardhur koha të ndahet. Një pjesë të përgjegjësisë e ka dhe ai. Duhet ta lexojë ndeshjen dhe të bëjë ndryshime. Vonohet sepse nuk është trajner. Ai mund të jetë një seleksioner. Ai po mëson dorën. Do të doja të ndryshonte. Një trajner nuk mund të hedhë të njëjtët lojtarë”, tha Pano në Dita Jonë në A2 CNN.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga