Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Hygerta Sako plas "bombën", zbulon hatërmbetjen e Edi Martinit që para 5 vitesh: Ai tentoi të zhvlerësonte Brdariç me ndërhyrje, kujtoi se e bëra unë dhe më shante te kolegët! (REAGIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
Hygerta Sako plas "bombën", zbulon hatërmbetjen e Edi
Hygerta Sako - Edi Martini

Pas ndeshjes Dinamo – Vllaznia, trajneri shkodran refuzoi të fliste për “Supergol” në RTSH, duke akuzuar drejtpërdrejt moderatoren Hygerta Sako për fyerje. Diçka të tillë vetë Sako e mohoi, duke “detyruar” klubin e Vllaznisë që të reagonte.

Por kjo “luftë” në distancë nuk është mbyllur këtu, pasi edhe vetë moderatorja sportive ka reaguar në rrjetet sociale. Hygerta Sako zbulon se inati personi që Edi Martini ka me të, daton prej vitit 2021, kur ishin zgjedhjet për “Trajnerin e Vitit”, garë të cilët shkodrani e humbi me trajnerin e Vllaznisë të asokohe, Thomas Brdaric.

Ndër të tjera, Sako akuzon Martinin edhe për ndërhyrje të Martinit që ta fitonte trofeun me çdo kusht. Gjithashtu, moderatorja thekson se pas fitores me Partizanin, ishte pikërisht trajneri shkodran ai i cili përdori ironi, duke treguar sjellje joetike.

REAGIMI I HYGERTA SAKOS:

Nuk doja kurrsesi të prononcohesha sot, por duke parë deklaratat aspak etike dhe fyese kundra meje, e ndjej të nevojshme të sqaroj jo vetëm publikun por dhe tifozët e Vllaznisë dhe presidencën e saj se:

E gjithë kjo situatë ka rrjedhur nga një inat personal i Edi Martinit me mua që daton që në vitin 2021 kur si Rtsh Sport ne organizonim “Më të mirët e Vitit”. Në votimin transparent prej 7 specialistësh kryesorë të studiove televizive, ndër ta emra të nderuar si Shkëlqim Muça, Sulejman Starova, Astrit Hafizi, Redi Jupi etj, 4 prej tyre votuan si trajnerin më të mirë të Vitit trajnerin e Vllaznisë së atij edicioni Thomas Brdariç dhe 3 prej tyre Edi Martinin. Nuk po flas për ndërhyrjet që Martini dhe njerëz afër tij, ndërmorën që të ndryshohej votimi e trofeu t’i jepej atij.

Martini mendon se trofeun e kam dhënë unë ndërkohë që unë isha thjesht moderatore dhe që formulën e votimit e kam bërë publike për mediat. Prej asaj kohe ky zotëri nuk i ka kursyer ofendimet ndaj meje tek kolegët e mi sa herë i ka takuar. E megjithatë s’kam reaguar por kam vazhduar ta trajtoj me respekt në çdo dalje televizive, duke ruajtur etikën profesionale. Pra, të dashur tifozë, inati personal i Martinit me mua është pikërisht sepse u vlerësua me meritë një trajner i Vllaznisë dhe s’po shkoj më tej duke ju kujtuar mënyrën se si festoi kur i hoqi titullin pikërisht Vllaznisë në 2021!

Për të ardhur tek ngjarja e ditëve të fundit. Pas fitores me Partizanin e nisi intervistën me një ironi të pajustifikueshme të cilën ia kalova me qetësi e pa e komentuar më tej. Në fund iu drejtova me një pyetje profesionale të cilës iu përgjigj me harbutëri dhe aspak profesionalizëm. Martini për inate personale nuk mund të sillet jo etik me gazetarët dhe pastaj të ndihet i fyer. Mos të harrojmë që po flasim për një trajner që është dënuar 3 herë nga Komisioni i Disiplinës për sjellje të shëmtuara e jo sportive.

Unë Shkodrën dhe Vllazninë e dua, për gjithë emocionet që i dhuron futbollit si djepi i futbollit e dhjetra talenteve. Por, përpara se KF Vllaznia të bëjë deklarata të nxituara ndaj një gazetareje që prej 12 vjetësh ka bërë maksimumin për t’i dhënë kësaj skuadre vlerat që meriton, le të merret me trajnerin e saj për t’i rregulluar sjelljen publike! Me respekt Hygerta Sako.

Hygerta Sako plas "bombën", zbulon hatërmbetjen e Edi
Reagimi i Hygerta Sakos

 

Poll

Lexo gjithashtu