Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FSHF merr vendim për Partizanin: Tapet i ri dhe dy fusha stërvitore; Ndërhyhet edhe në “Air Albania”

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF merr vendim për Partizanin: Tapet i ri dhe dy fusha stërvitore;
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit pëmes postimit të fundit në rrjetet sociale, ka njoftuar se Komiteti Ekzekutiv ka marrë vendimin për infrastrukturën sportive në vend. Specifikisht ka të bëjë me stadiumet “Arena e Demave” të Partizanit dhe “Air Albania”.

Në impiantin e klubit të kuq, do të ketë tapet të ri dhe 2 fusha stërvitore, ndërsa në “Air Albnia”, infrasktruktura përkon me tapet të ri dhe ndërhyrje në bazament. Synimi në këtë investim ka të bëjë me kushtet optimale të fushave, sipas standardeve të UEFA-s, ndërsa “EURO 2027” për grupmoshën U-21 po afron.

Ky kompeticion do të mbahte mes dy shteteve, bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Serbisë. Përsa i takon qyteteve ku do të luhen ndeshjet, përkojnë me Tiranën, Shkodrën, Elbasanin dhe Rrogozhinën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

  

Poll

Lexo gjithashtu