Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Spikat Partizani – Gramshi, dy supersfida sot në kampionatin e vajzave

Shkruar nga NEWSPORT

 

Spikat Partizani – Gramshi, dy supersfida sot në kampionatin e
Partizani - Gramshi


Kampionati i vajzave rikthehet sot pas pauzës së detyruar nga ndeshjet e Kombëtares A dhe asaj U-19. Pikërisht ditën e sotme, paralelisht do të luhen dy sfidat më interesante të javës.

Partizani pret Gramshin në shtëpi në ora 14:00. Në po të njëjtën orë do të luhet edhe takimi tjetër mes Vllaznisë dhe Teutës.

Kujtojmë se momentalisht, kampionati udhëhiqet nga Vllaznia me 18 pikë, ndërsa Gramshi e ndjek me 13 të tilla. Në krahun tjetër, Partizani dhe Teuta kanë nga 12 pikë.

Kujtojmë që këto sfida janë të vlefshme për javën e 8-të të kampionatit.

Poll

Lexo gjithashtu