Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FEMRAT

Ndodh në futbollin shqiptar! 28 gola të shënuar, vajzat durrsake nuk përmbahen ndaj Lushnjes

Shkruar nga NEWSPORT
Ndodh në futbollin shqiptar! 28 gola të shënuar, vajzat durrsake
Teuta vajza

Kampionati i vajzave uli siparin e javës së 10-të këtë të hënë me ndeshjen Gramshi – Kinostudio, që u mbyll me fitoren 2-0 të skuadrës gramshiote.

Triumfi më i thellë i javës u regjistrua nga Teuta, që mposhti Lushnjën me shifrat rekord 28-0 në një ndeshje të luajtur të shtunën në Durrës.

Edhe Apolonia e Vllaznia shënuan fitore të rëndësishme ditën e diel. Shkodranet fituan 8-0 derbin e veriut kundër Atletik Klubit, ndërsa Apolonia mposhti 4-0 ekipin e Lushnjës.

Rezultatet – JAVA 10

Teuta 28-0 Lushnja

Atletik Klub 0-8 Vllaznia

Apolonia 4-0 Egnatia

Gramshi 2-0 Kinostudio

Poll

Lexo gjithashtu