
Goli i Stina Blackstenius në pjesën e dytë tronditi Barcelonën, teksa Arsenali i mundi ata 1-0 për të fituar finalen e Champions League për Femra në Lisbonë. Skuadra e Pere Romeu-së ishte favorite kryesore në prag të ndeshjes, pasi kishte fituar tre nga katër titujt e fundit evropianë.
Por Arsenali ka qenë “mbretëresha” e rikthimit në garën e këtij sezoni, duke eliminuar tashmë në gjysmëfinale fituesin rekord të titullit, Lyon-in. Dhe ndërsa e gjithë skuadra do të hyjë në historinë e klubit, ishte goli i Blackstenius në minutën e 75-të që i çoi “Topçinjtë” drejt lavdisë. Ajo mori një pasim nga zëvendësuesja tjetër Beth Mead dhe përfundoi përtej portës.
Ishte hera e dytë që Arsenali e kishte topin në katërkëndësh, por e para u anulua për pozicion jashtë loje. Irene Paredes shndërroi një krosim të Frida Maanum, ama VAR kontrolloi dhe gjeti një pozicion jashtë loje. Një befasi e madhe e futbollit të femrave, ku thuajse të gjithë prisnin kurorëzimin e Barcelonës si fituese e Champions-it.