
Xhuliano Skuka
Kombëtarja bëri krenar gjithë shqiptarinë pas fitores në Serbi. Ovacionet, euforia dhe gëzimi nuk njohën limit.
Por një skenë e çuditshme dhe aspak e hijshme u regjistrua në Prishtinë, teksa një tifoz, i cili ishte në shesh për të ndjekur ndeshjen, vendosi ta festojë fitoren në një mënyrë shumë ekstreme, duke qëlluar në ajër me armë.
Nuk vonoi reagimi i policisë së Kosovës. Por ajo që ka shkaktuar habi përkon me “story” në “Instagram” të Xhuliano Skuka. Sulmuesi i Partizanit e ka konsideruar të denjë një skenë të tillë dhe e shpërndanë, në një farë mënyre duke i bërë “reklamë” me ose pa qëllim.

"Story" në "Instagram" i Xhuliano Skukës
Poll