Ish-boksieri shqiptar Amarildo Bakaj, përmes një postimi të fundit në rrjetin social “Instagram”, ka treguar momentin e vështirë ku ndodhet, teksa shkruan: “Kam qenë shumë herë para gjyqit në jetën time… më shumë se sa kisha dashur ndonjëherë.
Kam kaluar ditë të vështira, jam gjykuar, jam rrëzuar, po kurrë s’jam dorëzuar. Jam çuar prap në këmbë. Për familjen time. Për njerëzit që më kanë besuar. Për ju.
Edhe kur jeta më ka goditur fortë, kam gjetur forcën për të qeshur, për të ecur përpara e mos të ndalem kurrë. Se luftëtari i vërtetë nuk tregohet vetëm në ring, por te forca për t’u ngritur prapë kur jeta të hedh poshtë.
E sa të kem frymë, kam luftuar gjithmonë. Me zemër. Me krenari, me shpresë”. Amarildo Bakaj vetëm para disa javësh njoftojë largimin nga ringu, ndonëse ishte në kulmin e karrierës, shkaku financiar.
View this post on Instagram
