
Dorjan Bubeqi me bashkeshorten e ndjere/ © instagram.com/dorjan_bubeqi/
Trajneri i njohur, Dorjan Bubeqi e ka shumë të vështirë të pranojë ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij. 45-vjeçari shpeshherë publikon foto me të ndjerën, duke treguar se sa e fortë ka qenë lidhja mes tyre dhe sa shumë i mungon.
Së fundmi, Bubeqi ka postuar në InstaStory një foto me bashkëshorten e tij duke u shprehur shumë emocional për mungesën e saj dhe duke treguar mallin e madh që ka për të.
“Ti ishe i vetmi person që ma qetësoje shpirtin. Më ka marrë malli shumë”, shkruan Dorjan Bubeqi krah fotos me bashkëshorten e tij të ndjerë.

Foto e publikuar nga Dorjan Bubeqi
Poll