Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“500 mijë dollarë nga kryeministri”, Tefik Osmani zbulon PREMION “E ÇMENDUR” për Kombëtaren shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
“500 mijë dollarë nga kryeministri”, Tefik Osmani zbulon
Tefik Osmani

I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Tefik Osmani ka zbuluar premion më të madhe që i është ofruar kuqezinjve në kohën kur ai luante. Një premtim i cili u është bërë nga kryeministri i asokohe, Fatos Nano.

Pikërisht në ndeshjen e 26 marsit të vitit 2005 kur Shqipëria përballej me Turqinë në transfertë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2006, Tefik Osmani ka zbuluar se ish-kryeministri Nano u ka ofruar një premio të çmendur prej 500 mijë dollarësh në rast fitoreje.

“Unë mbaj mend atëherë ka ardhur në Turqi kryeministri Fatos Nano, 500 mijë dollarë në rast se arrinim të fitonim. Se mbaj mend sa na binte për kokë, por i kam bërë llogaritë se kam qenë çun i ri, sa na binte neve të stolit”, tha Osmani.

Poll

Lexo gjithashtu