
Ciro Immobile është një nga sulmuesit kryesorë dhe lider sit e Lazio ashtu edhe te Italia. Kapiteni i Lazios në një intervistë për mediat italiane ka theksuar se njerëzit priren shpesh ti nënvlerëojnë lojtarët, or në fakt askujt nuk i intereson ajo që ata bëjnë.
Ndërt të tjera Immobile tregoi edhe për marrëdhënien që ka me Luciano Spallettin, ky i fundit i ka dhuruar sulmuesit edhe shiritin e kapitenit në kombëtare.
“Unë fitova Këpucën e Artë, por ndoshta njerëzit prisnin më shumë gola nga unë. Në vend të 200, për ta duhej të bëja 400. Me Spallettin kisha një marrëdhënie të shkëlqyer, u kënaqa shumë që më dha shiritin e kapitenit, ishte një gjest i rëndësishëm që nuk e prisja. Telefonova menjëherë familjen time, u emocionova. Ai do të ketë një rrugë të mbarë te Italia sepse flet shumë me lojtarët, motivimet janë thelbësore dhe ai gjithmonë arrin t’ua japë të gjithëve. Nuk kam pasur problem me asnjë trajner, e gjitha është krijuar nga jashtë, sot më kritikojnë edhe ata që nuk i shohin ndeshjet është në modë”, deklaroi Immobile.