
Napoli është shpallur kampion i Serie A për këtë sezon. Në një sukses të tillë edhe ofertat nga klubet e tjera për lojtarët e skuadrës italiane nuk mungojnë. Një nga shtyllat e këtij suksesi është padiskutim edhe koreano-jugori Kim Min-Jae, i cili bashkë me Amir Rrahmani kanë formuar një dyshe fantastike në qendër të mbrojtjes.
Sipas mediave italiane, lideri i Bluve ka rënë në radarët e skuadrave nga Manchesteri, ku City dhe United kërkojnë shërbimet e koreano-jugarit.
Guardiola dhe Ten Hag i pëlqejnë shumë karakteristikat e 26-vjeçarit dhe në merkaton e verës do të tentojnë edhe transferimin e tyre. Pritet të jet ënjë verë e nxehtë mes dy ekipeve rivale në Angli për shërbimet e mbrojtësit të napolit, i cili me këto të fundit ka kontratë deri në vitin 2025. Klauzola e 26-vjeçarit është 45 milionë euro.