
Monza ia doli mbrëmjen e djeshme të mposhte Juventusin me shifrat 2-0 në takimin e javës së 20-të të Serie A.
Siç duket Monza është “macja e zezë” e “Zonjës së Vjetër”, por ajo që ka marrë më shumë vëmendjen pas këtij dueli është Presidenti, Silvio Berlusconi.
Kreu i klubit në festat e fundvitit u kishte premtuar lojtarëve të tyre një autobuës plot me vajza nëse do të arrinin të mposhtin Juventusin, dhe tashmë diçka e tillë është arritur, ndërsa nuk i ngelet gjë tjetër veçse të mbajë premtimin e dhënë.
Pikërisht në lidhje me këtë ka reaguar vetë Berlusconi, i cili ka theksuar se ka marrë shumë telefonata.
“Më kërkojnë t’i kryej obligimet. Kam marrë njëqind telefonata”, ka theksuar shkurtimisht Berlusconi.