
Napoli mori humbjen e parë në këtë sezon, teksa mbrëm u mposhtën minimalisht nga Interin në sfidën e javës së 16-të.
Për “DAZN” Luciano Spalletti është shumë i zhgënjyer pasi skuadfra e tij ishte shumë e ngadaltë me topin, ndërsa theksoi se këtë situatë do ta menaxhojnë siç duhet.
“Nuk ishim në gjendje ta lëvziznim topin me cilësi, ishim paksa të ngadaltë dhe kështu bëhet më e vështirë sepse Interi kur mbrohet bëhet me 5 mbrojtës. Mund të kishim bërë më shumë për sa i përket cilësisë dhe hapësirave sulmuese. Disa lojtarë ishin nën nivlein e tyre të përhershëm.
Si do ta trajtojmë humbjen? Epo, ndoshta do të stërvitemi më mirë, por jo do të varet më së shumti nga unë. Niveli në këtë ndeshje ishte më i ulët se mundësitë tona, ne duhet të gjejmë formën tonë më të mirë, pastaj do të shohim se çfarë mund të prodhojmë.Interi bëri atë që bën gjithmonë shumë mirë, sulmojnë të gjithë bashke dhe mbrohen të gjithë bashkë. Ka lojtarë të palodhur dhe shumë të fortë fizikisht. Ne u përpoqëm të luanim më vertikalisht, por Acerbi është një mbrojtës i vështirë, ai është i zoti në mbajtjen e pozicionit të tij dhe është shumë i fortë fizikisht”, ka përfunduar Spalletti.