
Disa ditë më parë u largua nga Erzeni, por Sokol Kiqina nuk vonon të për të gjetur destinacionin e ri. Sulmuesi është rikthyer në Kosovë, por këtë herë jo tek Llapi.
Kiqina në rikthimin e tij në Dardani, do të veshë fanellën e Ferizajt. Skuadra e re e 21-vjeçarit e ka zyrtarizuar transferimin ditën e sotme, duke njoftuar për këtë marrëveshje me anë të një postimi në faqen zyrtare.
Klubi i FC Ferizaj shkruan:
“FC Ferizaj ka kënaqësi të ju informoj se sot është arritur marrëveshja me bomberin e njohur të futbollit kosovar, sulmuesin 21-vjeçar Sokol Kiqina.
Kiqina llogaritet njëri ndër lojtarët më perspektiv në futbollin vendor. Ai ka debutuar në Superligën e Kosovës ende pa i mbushur 18 vjeç.
Së fundmi, sulmuesi ynë i ri ishte pjesë e skuadrës së Erzenit në Shqipëri. Paraprakisht Kiqina kishte mbrojtur ngjyrat e Llapit, ndërsa karrierën e ka filluar në klubin e qytetit, KF Ferronikeli.
Në sezonin 2021/22, sa ishte pjesë e Ferronikelit, Kiqina kishte shënuar 4 gola në 3 ndeshje të zhvilluara.
Me këtë transferim ne hapim afatin kalimtar, duke premtuar ardhje tjera kualitative, në pozicionet që i kemi evidentuar si të nevojshme që të kryejmë transferime.
Na pret një rrugëtim i gjatë në pranverë, andaj do e shfrytëzojmë në maksimum periudhën për ta krijuar një ekip edhe më kompakt e konkurues.
FC Ferizaj ⚪️”