Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U largua nga Arsenali, Granit XHAKA drejt Seria A

Shkruar nga NEWSPORT
U largua nga Arsenali, Granit XHAKA drejt Seria A

Granit Xhaka i dha fund aventurës së tij me Arsenalin pas 7 vitesh, edhe pse ende ka mbetur edhe një vit kontratë. Në fillim gjithçka dukej se kishte mbaruar për sa i përkiste të ardhmes së tij, Bayer Leverkusen ishte një nga destinacionet më të përfolura.

Xabi Alonso e dëshironte me çdo kusht në skuadër 30-vjeçarin. Por, tashmë gjërat duket se kanë marrë tjetër rjedhë psi në garë ka hyrë edhe Roma. Jose Mourinho e kërkoi edhe verën e kaluar shqiptarin por në fund asgjë nuk u arrit.

Tashmë sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Roma dhe Arsenal kanë gjetur marrëveshjen për transferimin e tij. Verdhekuqtë janë të gatshëm të paguajnë plotë 23 milionë euro për transferimin e mesfushorit shqiptar.

Trasferimi i tij në kryeqytetin Italian, do të bënte që Mourinho të shohë të përmbushur një nga kërkesat e tij, që lidhet pikërisht me transferimin e Xhakës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga